Depistimi Neonatal i Degjimit
Etiologjia e shurdhesise gjate femijerise eshte e
ndryshme dhe shpesh e panjohur.
Pavaresisht nga kjo prevalenca e demtimeve te
degjimit tek femijet eshte e larte (6/1000). Ne
kete grup humbja e rende e degjimit, gjenetike dhe
kongenitale, perfaqesohet me shifren rreth 1-2/1000
tek neonatet e shendoshe dhe ne 4-5% te neonateve qe
paraqesin nje apo me shume faktore risku audiologjik.
Vlen te permendet qe shurdhesia ka nje prevalence
shume me te larte sesa patologjite e tjera
kongenitale per te cilat ka tashme programe
depistimi ne perdorim e siper.
Tek femijet, informacioni akustik nga sistemi
auditiv periferik eshte kritik per maturimin e
rrugeve centrale te degjimit; nje deprivim auditiv
mund te coje ne demtim serioz te zhvillimit te
procesit te te mesuarit. Femija shurdh nuk ka
mundesi te zhvilloje vemendjen dhe aftesite
degjimore te pershtatshme apo normale. Te gjitha
keto mangesi te fushes se komunikimit normal
shoqerohen shpesh me nje performance te dobet
akademike dhe mund te cojne ne izolim social.
Propaganduesit e depistimit universal neonatal te
degjimit besojne se aplikimi i hershem i terapive
egzistuese si psh terapia te folurit dhe gjuhes,
amplifikimi (protezimi akustik) dhe mbeshtetja e
familjeve mund te reduktojne ose edhe te eleminojne
diferencen ne aftesite gjuhesore midis femijes
shurdh dhe atij normal.
Me zhvillimin e sotem te teknologjise eshte e
mundur qe te dallohet ulja e degjimit qysh ne ditet
e para te jetes. Per kete arsye perdoren programet e
depistimit, si ai qe eshte prezantuar tashme ne
maternitetet e Tiranes. Depistimi konsiston ne
regjistrimin e oto-emisioneve akustike (OAE) te
bebeve, ne ditet e para te jetes.
Nje sonde me nje kapuc plastik, vendoset ne veshin e
femijes dhe leshon disa tinguj, qe ne rast se
kokleja eshte e shendetshme, duhet t’i pergjigjet,
pra te prodhoje OAE-te qe regjistrohen dhe
analizohen prej aparatit. Testi zgjat vetem disa
minuta dhe bebi duhet te jete ne gjume ose i qete.
Jo gjithmone pergjigjja e testit eshte e qarte, psh
ne bebe te vogla (nen 1 dite), kur mjedisi apo bebi
jane shume te zhurrmshme etj.
Testi i pare kryhet ditet e para te jetes (48 oret e
para per bebet normale) dhe para se te largohen nga
spitali per bebet e reanimacionit. Nese pergjigjja e
testit te pare nuk eshte e qarte, kjo nuk do te
thote se bebi nuk degjon, por qe degjimi i tij/ saj
duhet kontrolluar ne menyre me te detajuar.
Per kete arsye nje test i dyte me oto-emisione behet 1 muaj
pas te parit. Nese dhe ky test nuk del mire,
atehere rreth muajit te trete te jetes, bebi
referehet per te kryer ABR (potencialet auditive te
trungut te trurit) i cili vendos ne menyre te qarte
pragun e degjimit. Asnjeri prej ketyre kontrolleve
nuk ka efekte anesore; asnjeri nuk eshte i dhimbshem.
Testet depistuese nuk arrijne te dallojne uljet e
lehta te degjimit, prandaj prinderit duhet te jete
te kujdesshem dhe te monitorojne degjimin e femijes
se tyre ne menyre te vazhdueshme.
Per informacion me te detajuar mbi oto-emisionet
akustike, si gjenerohen ato ne kokle dhe per
perdorimin e tyre ne klinike mund te vizitoni linkun
e meposhtem
http://www.otoemissions.org
|