Diagnostikimi i Shurdhesive
Pragu i
degjimit (dmth intesiteti me i ulet ne te cilen personi arrin ta degjoje nje
tingull me nje frekuence te caktuar) matet me decibel (dB). Ne varesi te vendosjes se pragut te degjimit ne fushen
audiometrike, uljet e degjimit ndahen ne :
1)
te lehta (20-40 dB)
2)
te moderuara (40-70dB)
3)
te renda (70-90 dB)
4)
te thella (90-100dB)
Ne
figuren me poshte, qe quhet edhe ‘banane e te folurit’ vihet re sesi shkalle te
ndryshme te renies se degjimit ndikojne ne diferencimin e tingujve te ndryshem
te gjuhes se folur. Ne dallim e gjuhes se folur, rolin kryesor e kane
bashketingelloret, te cilat jane kryesisht te frekuencave te larta. Prandaj kur uljet e degjimit prekin kryesisht
keto frekuenca (psh ne demtimet e lindura neuro-sensoriale, presbiakuzia, etj)
edhe pse lartesia e tingullit mund te mos ndryshoje shume, femija ose personi
ka veshtiresi ne dallim e fjaleve prej njera-tjetres.
Nese nje bebe nuk arrin te kaloje me sukses
testet depistuese ne 1-3 muajt a pare te jetes, atij i afrohen nje sere testesh
diagnostikuese qe synojne te zbulojne nivelin e degjimit dhe nje shkak te
mundshem te tij, duke orientuar keshtu edhe trajtimin.
1-
Mbledhja e
informacionit. Nje histori e plote e
femijes dhe familjes eshte mese e nevojshme.
Ajo perfshin egzistencen e uljeve te degjimit kongenitale ne trungun
familiar, perdorimin e medikamenteve te ndryshem ose pranine e faktoreve te
ndryshem te riskut.
2-
ABR. Analiza e
potencialeve auditive te evokuara te trungut te trurit (qe perben dhe stadin e
trete te programit te depistimit) nenkupton perdorimin e disa sinjaleve
akustike nepermjet kufjeve dhe regjistrimin e pergjigjes se trungut te trurit
ndaj ketyre ngacmimeve. Kjo pergjigje
reflekton aktivitetin e koklese, nervit te degjimit, dhe rrugeve auditive te
trungut trurit.
3-
OAE. Otoemisionet akustike reflektojne funksionin
vetem te qelizave sensore te koklese.
4-
Impedancometria
(timpanometria dhe refleksi stapedian).
Ky eshte nje ekzaminim mjaft i domosdoshem per te kontrolluar gjendjen e
veshit te mesem. Shpesh femijet dhe
sidomos femijet e kesaj moshe, per shkak te papjekurise se Tubit te Eustakut
zhvillojne otite seroze, te cilat shoqerohen me ulje degjimi. Kjo gjendje eshte plotesisht e mjekueshme dhe
kalimtare. Fatkeqesisht, kjo ulje
degjimi mund te shoqeroje dhe rendoje nje ulje degjimi si pasoje e demtimeve te
veshit te brendeshem apo nervit te degjimit.
5-
Audimetria. Audimetria
e perforcuar me stimuj vizive eshte shume efektive ne moshat 5 muaj deri ne 3
vjec dhe kontrollon te gjithe sistemin auditiv, nga veshi deri ne tru. Ky test ne moshat mbi 3 vjec zevendesohet nga
audiometria me lodra, kurse ne moshat mbi 4.5-5 vjec audiometria mund te kryhet
me te njejten procedure si dhe tek te rriturit.
6-
Ecuria e ketyre
rasteve duhet te ndiqet me vizita te rregullta tek specialisti, cdo 6 muaj, te
pakten ne tre vitet e para.
|