Projekti shqiptar i depistimit te degjimit

Diagnostikimi i Shurdhesive

Nje test OAE i perseritur negativ, eshte nje lloj sinjalizimi per te investiguar me tej te degjuarit tek femija.  Egzistojne disa egzaminime qe sherbejne per kete qellim.  Kryesorja eshte qe te dhenat e ketyre egzaminimeve duhen komentuar se bashku,  sepse teste te ndryshme kontrollojne pjese te ndryshme te sistemit auditiv dhe shpeshhere nje egzaminim i vetem nuk eshte i mjaftueshem per diagnostikim.

Tek femijet mbi 5 vjet audiometria dhe timpanometria jane egzaminimet kryesore , sikurse dhe tek te rriturit.    Per femijet e moshes 3.5-5 vjec mund te perdoret audiometria me lodra dhe timpanometria, nese femija eshte mjaftueshmerisht bashkepunues.  Ne femijet me te vegjel se 3.5 vjec perdoret ABR (potencialet e evokuara te trungut te trurit) dhe timpanometria.  Ne keto mosha nganjehere kerkohet dhe nje CT scanner apo nje egzaminim i plote neurologjik per te plotesuar te dhenat.