Trajtimi i Shurdhesive
Shurdhesite ndahen ne dy grupe te medha,
konduktive dhe senso-neurale. Ne
grupin e pare shkaku duhet kerkuar ne veshin e
mesem, si rrjedhoje egziston mundesia qe
shurdhesia te trajtohet ne rruge
medikamentoze ( psh me antibiotike ne rastet e infeksioneve te perseritura
te veshit etj) ose
kirurgjikale ( ne deformimet e lindura te veshit
te mesem etj).
Shurdhesite senso-neurale lidhen me
demtime te veshit te brendeshem dhe te nervit te
degjimit. Keto shurdhesi mund te trajtohen ose
duke vendosur aparat degjimi (protezim akustik),
ose nese shurdhesia eshte e thelle, nepermjet
implantit koklear.
|
Aparati i degjimit (proteza akustike) perbehet nga:
|
1- mikrofoni; qe kthen tingujt ne sinjal elektrik 2- amplifikatori, qe rrit fuqine e sinjalit elektrik; ne kete proces preket
gjithashtu edhe ekuilibri i tingullit duke i dhene me shume perparesi tingujve
me frekuence te larte sesa atyre me frekence te ulet 3- receptori; qe kthen sinjalin elektrik ne akustik 4- nje pjese qe realizon puthitjen me kanalin e degjimit 5- bateria; qe furnizon me energji amplifikatorin
|
|
Per nga permasat dhe menyra e vendosjes protezat akustike me te perdorshme
ndahen ne :
|
a)
BTE – ose
aparatet qe vendosen prapa veshit. Keta
aparate kane te gjitha pjeset te vendosura ne nje skelet plastik ne forme
bananeje, qe vendoset mbi dhe prapa veshit, kurse nje tub dhe nje pjese
plastike (moldi) realizojne percjelljen e sinjalit te amplifikuar ne kanal. b) ITE – ose
aparatet qe vendosen ne kanal. Keta
aparate mbushin gjithe konken si dhe hyrjen e kanalit te degjimit. c)
ITC – ose
paratet qe vendosen ne kanal. Keta
aparate zene nje pjese te vogel te konkes dhe hyrjen e kanalit. d)
CIC - ose aparate qe vendosen plotesisht ne kanal. Keta aparate sikurse e tregon dhe emri
vendosen teresisht ne kanalin e degjimit.
Nxjerrja e ketyre aparateve dhe perdorimi i tyre eshte i veshtire. BTE kane fuqine amplifikuese
me te madhe
dhe jane me te lehte per t’u menaxhuar. Aparatet digitale lidhen
me nje software dhe mund te
programohen me ane te nje kompjuteri.
Aparatet e degjimit ofrojne nje amplifikim te tingullit qe llogaritet
sipas formulave te ndryshme, dhe qe varet nga pragu i degjimit.
|
|

|

Figura 1
|
Aparati i degjimit realizon :
|
1- rritjen e
degjueshmerise. Njerezit me ulje degjimi shpesh nuk arrijne te degjojne
disa tinguj te gjuhes se folur. Jo vetem
kaq, por ata nuk arrijne as te dallojne mire gjuhen sepse jane ne gjendje te
dallojne vetem disa fonema dhe jo te tjerat.
Aparati i degjimit, duke dhene me shume amplifikim per tingujt e dobet
dhe per zonat ku ulja e degjimit eshte me e madhe, ndihmojne ne te kuptuarit e
gjuhes se folur dhe kompensojne per uljen e degjimit.
|
|
2-
zvogelim e
hapesires dinamike te nje sinjali 3-
zvogelojne demet e uljes se rezolucionit
frekuencial dhe atij temporal.
|
Njerezit me ulje degjimi neuro-sensoriale e kane te
demtuar rezolucionin frekuencial, me fjale te tjera nuk jane ne gjendje te ndajne
nje frekuence prej nje tjetre. Kjo ben
qe frekuencat e ulta te maskojne ato te larta, sikurse ben te veshtire dhe
identifikim e fljaleve ne nje mjedis te zhurrme. Po keshtu tingujt e forte mund te maskojne
tingujt e dobet qe vijne menjehere pas tyre duke penguar identifikim e
sinjaleve ne momentet kur zhurrma eshte me e dobet (pra demtohet rezolucioni
temporal). Aparati i degjimit duke u siguruar qe te mos kete zona
frekuenciale me energji shume te larte se te tjerat perpiqet te kompensoje deri
diku rezolucion frekuencial te demtuar; nderkaq persa i perket rezolucionit
temporal aparati i degjimit ofron pak zgjidhje
|
| |
|
|
Implanti koklear (CI) ofron nje degjim me te mire tek ata persona te
rritur apo te vegjel, te cilet perfitojne pak nga aparatet e degjimit. Nga CI mund te perfitojne personat qe jane
shurdhuar, qe kane ulje degjimi progresive apo qe, edhe pse kane perdorur
aparate degjimi, nuk kane pasur shume sukses.
Po keshtu CI mund te rekomandohet tek bebet qe pas depistimit neonatal
te degjimit jane vertetuar te kene ulje degjimi te renda/ te thella. Sot CI mund te realizohet edhe tek femije nen
moshen 1 vjec. Edhe femijet me te medhenj mund te implantohen, por ne
menyre te vecante ata qe jane shurdhuar pas nje meningiti duhet te implantohen
pa humbur kohe. Osifikimi i koklese qe
ndodh me pas, mund ta beje implantimin te pamundur. Nje person mund te
implantohet ne te dy veshet (nese ka nevoje), ose mund te perdore njekohesisht
nje aparat degjimi ne nje vesh dhe nje CI ne veshin tjeter.
|
|

|
CI perbehet nga dy pjese: 1-
pjesa e
brendeshme ose receptori, qe vendoset ne menyre kirurgjikale ne kocken prapa
veshit dhe me elektrodat qe futen ne veshin e
brendshem (ne kokle). 2-
pjesa
e jashteme; perbehet nga mikrofoni dhe procesori, i cili kthen tingullin ne
sinjal elektri, i cili dergohet me pas tek elektodat ne veshin e
brendshem. Elektodat nepemjet nervit te degjimit e cojne kete sinjal
ne tru, ku perceptohet si tingull.
Pra ne ndryshim nga aparatet e degjimit stimulimi i
realizuar nga CI eshte elektrik, jo akustik.
|
| |
|
|