Projekti shqiptar i depistimit te degjimit

Trajtimi i Shurdhesive

Shurdhesite ndahen ne dy grupe te medha, konduktive dhe senso-neurale.   Ne grupin e pare shkaku duhet kerkuar ne veshin e mesem, si rrjedhoje egziston mundesia qe shurdhesia te trajtohet ne rruge  medikamentoze ( psh me antibiotike ne rastet e infeksioneve te perseritura te veshit etj) ose kirurgjikale ( ne deformimet e lindura te veshit te mesem etj).  Shurdhesite senso-neurale lidhen me demtime te veshit te brendeshem dhe te nervit te degjimit.   Keto shurdhesi mund te trajtohen ose duke vendosur aparat degjimi (protezim akustik), ose nese shurdhesia eshte e thelle, nepermjet implantit koklear.